Tahiri: Iluzionet e Vuçiqit për dominimin e Ballkanit u shuan nga Gjermania

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u shpreh i mllefosur me deklaratat ndaj Gjermanisë, sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili e kishte quajtur antiserb ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke thënë se ai njihet për deklarata kundër serbëve.

Kjo pasi ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde kishte thënë që barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen deri në krishtlindje.

E në lidhje me këtë, Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vuçiqi u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanisë dje, “sepse iluzionet e tij për dominimin e Ballkanit përfundimisht u shuan nga Gjermania, pasi sipas saj, Gjermania vuri në qendër Ballkanin Perëndimor ndërsa rrëzoi Ballkanin e Hapur”.

Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve të ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika