Sulmohen dy zyrtarë korrektues nga një i burgosur në Burgun e Dubravës

Raporti 24-orësh bën të ditur se dy zyrtarë korrektues të burgut të Dubravës kanë pranuar tretman mjekësor nga sulmi i të burgosurit që ndodhi pasditen e së martës

Burgu i Dubravës

Janë sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues në Burgun e Dubravës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se pasditen e së martës, zyrtarët kanë bërë të ditur se janë sulmuar fizikisht nga një i burgosur.

“Burgu i Dubravës 20.12.2022 – 14:20. Dy zyrtarë korrektues kanë informuar se janë sulmuar fizikisht dhe ofenduar nga i burgosuri mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika