BE finalizon projektligjin për të luftuar dezinformatat në internet

Negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila i detyron platformat sociale të mos shpërndajnë dezinformata dhe përmbajtje të dëmshme

Të shtunën e 23 prillit, negociatorët nga Parlamenti Evropian dhe 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian(BE) kanë arritur një marrëveshje, e cila i detyron platformat sociale si Facebook, Twitter dhe Google që të menaxhojnë gjuhën e urrejtjes dhe të bëjnë shmangien e dezinformatave.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në Twitter e ka përshkruar marrëveshjen si “historike”, e cila do të ketë shtrirje përtej Evropës.

“Rregullat e reja do të mbrojnë përdoruesit online, do të sigurojnë liri të shprehjes dhe mundësi për bizneset”, ka shkruar von der Leyen.

“Çka është joligjore jashtë internetit do të jetë joligjore edhe në botën virtuale në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo.

Ajo e ka përmbyllur këtë postim me këtë fjali “Një sinjal i fuqishëm për njerëzit, bizneset dhe shtetet në gjithë botën”.

Hewlett Foundation announces $10 million commitment to support research on U.S. democracy's digital disinformation problem

Kjo marrëveshje përbën hapin më të madh të bllokut evropian në këtë fushë në 20 vjetët e fundit. Kjo ujdi nënkupton që kompanitë duhet t’iu shmangen përmbajtjeve të dëmshme, siç është dezinformimi për Coronavirusin, si dhe duhet të prezantojnë protokolle për të bllokuar përhapjen e materialeve të rrezikshme gjatë krizave sikurse në kohën e pandemisë.

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së tani duhet të miratojnë legjislacionin e ri, para se të nisë periudha tranzitore 15 mujorëshe, e cila i hap rrugën zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika