Natasha Pirc Musar merr detyrën si presidente e Sllovenisë

Natasha Pirc Musar mori detyrën si presidente nga paraardhësi i saj, Borut Pahor, në pallatin Presidencial në Lubjanë, duke u bërë kështu presidentja e pestë dhe e parë grua në vend

Natasha Pirc Musar

Natasha Pirc Musar mori detyrën si presidente nga paraardhësi i saj, Borut Pahor, në pallatin Presidencial në Lubjanë, një ditë pasi u betua në Parlament.

Pranim-dorëzimi i detyrës u bë në përputhje me rregulloren e definuar paraprakisht të protokollit.

Ceremonia filloi me pritje të gardës së nderit, pas mbërritjes së presidentes, e cila u prit nga presidenti aktual Borut Pahor dhe partnerja e tij, Tanja Peçer.

Në vazhdim, Natasha Pirc Musar dhe Borut Pahor do të takohen ballë për ballë, ndërsa ai me nderime ushtarake do të largohet pas 10 vjetësh në postin e presidentit të vendit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pas kësaj, presidentja e sapozgjedhur Pirc Musar dhe bashkëshorti i saj, Alesh Musar, do të vendosen në Pallatin Presidencial.

Ilustrim

Natasha Pirc Musar fitoi zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Slloveni.

Në zgjedhjet presidenciale të tetorit, me 26.88 për qind të votave, ajo shkoi në raundin e dytë si e dyta, duke u radhitur pas rivalit të saj Anzhet Logar, i cili mori 33.95 për qind të votave.

Në raundin e dytë, më 13 nëntor, Pirc Musar mori 53.89 për qind të votave kundrejt 53.6 për qind që mori Logar.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika