Një stuhi e fuqishme dimërore merr të paktën 22 jetë në të gjithë SHBA-në

Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë po përballen pa energji elektrike në ditën e Krishtlindjes. Ndërkaq, një stuhi masive dimërore vazhdon ta godasë Amerikën e Veriut, duke lënë mbi 20 të vdekur

Foto ilustruese

Të paktën 22 njerëz kanë mbetur të vdekur, ndërsa më shumë se 315 mijë shtëpi e biznese në mbarë vendin ishin pa energji në natën e Krishtlindjeve, pas një shpërthimi në Arktik dhe stuhisë dimërore që shkatërroi linjat e energjisë elektrike me erëra shkatërruese, borë të dendur dhe temperaturat jashtëzakonisht të ulëta.

Po ashtu, ajri ftohës vazhdon ta mbërthejë SHBA-në këtë fundjavë festash. Stuhia ende po godet pjesë të Midwest-it të Epërm dhe në pjesën verilindore të brendshme me borë të dendur dhe kushte stuhie, raporton CNN.

Po ashtu, mijëra fluturime janë anuluar gjatë periudhës festive.

Shteti perëndimor amerikan, Montana, është më i godituri nga i ftohti, me temperatura që bien në minus 45 gradë celsius.

Një restorant në Hamburg, shteti i Nju Jorkut, u mbulua me akull nga spërkatja e valëve të liqenit Erie

Përmbytjet bregdetare janë parë në rajonin verilindor të New England të Amerikës, duke përmbytur komunitetet dhe duke rrëzuar linjat e energjisë elektrike.

Edhe shtetet zakonisht më të buta jugore të Floridës dhe Gjeorgjisë po përjetojnë paralajmërime për ngrirje të fortë.

I vetmi rajon që është kursyer kryesisht nga moti i ftohtë është Kalifornia, ku vargmalet malore kontinentale po ndihmojnë për të mbrojtur Shtetin e Artë.

Në Kanada, një numri shoferësh u është dashur të braktisin automjetet e tyre në stuhi në provincën e Ontarios

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Quebec po mbanin peshën kryesore të shpërthimit të Arktikut.

Pjesa më e madhe e vendit, nga Kolumbia Britanike në Newfoundland, ishte nën paralajmërimet për të ftohtin ekstrem dhe stuhi dimërore.

Një numër i viktimave të lidhura me stuhinë, kanë përfshirë aksidente trafiku rrugor, duke përfshirë një grumbullim 50 makinash në Ohio, ku vrau katër shoferë. Katër të tjerë vdiqën në aksidente të veçanta në shtet.

Problemet e udhëtimit në të gjithë vendin po përkeqësoheshin nga mungesa e operatorëve të borëpastruesve, ku fajësoheshin pagesat e ulëta.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS), ka thënë se më shumë se 100 rekorde ditore të temperaturës së ftohtë, mund të lidhen ose thyhen gjatë ditëve të ardhshme, raporton BBC.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika