Ministri Krasniqi reagon ndaj videos ku shihet një e mitur duke u nxjerrë me forcë nga lokali në prani të ministrit, Peci

Ministri, Elbert Krasniqi ka reaguar ndaj largimit me forcë të një të miture nga një lokal ku ishte i pranishëm edhe ministri, Faton Peci

Elbert Krasniqi (ilustrim)

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar ndaj një videoje ku shihet një i mitur duke u nxjerrë më forcë jashtë lokalit në prani të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Krasniqi tha se “Ngjarja e fundit ku shihet qartë mënyra e vrazhdë se si largohet një fëmijë nga radhët e komuniteteve nga lokali pa asnjë arsye është shqetësuese dhe e papranueshme për të gjithë”.

Ministri tha se angazhohet çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi.

“Unë, angazhohem çdo ditë që të luftohet dhe raportohet racizmi. Sjellje si këto nuk kanë vend në mesin tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika