Nushi nga PSD-ja: Arben Vitia u kthye për të dështuar sërish

Emërimin e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka mirëpritur Nol Nushi nga PSD-ja, i cili ka thënë se Vitia është rikthyer për “të dështuar sërish”

Nol Nushi i ftuar në emisionin FIVE të RTV Dukagjinit

Pas riemërimit të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi.

Me anë të një postimi në Facebook, Nushi ka thënë se Vitia është rikthyer për “të dështuar” sërish.

Me pak rreshta, Nushi e ka përshkruar rrugën e Vitisë si ministër, më pas si kandidat për të parin e kryeqytetit, që për të, Vitia “ka dështuar” në të dyja rastet.

“Arben Vitia ishte emëruar ministër për të bërë fushatë për kryetar komune. Dështoi si ministër, e dështoi edhe në fushatë. Ai ishte përgjegjës për hapjen e masave që shkaktuan mijëra të infektuar e dhjetëra të vdekur. Për këtë ka Kallëzim Penal. Më pas u emërua drejtor i spitalit privat, i cili u zhvillua shumë përderisa Vitia ishte ministër. Tash kthehet prapë për të dështuar prapë. Kaq për shëndetësinë publike”, ka shkruar Nushi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim që Arben Vitia të jetë përsëri ministër i Shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e kishte lënë këtë post për të garuar për të parin e kryeqytetit, ishte duke punuar në një ordinancë private.

Vitia i kishte humbur zgjedhjet për të parin e kryeqytetit në balotazh kundër kryetarit aktual, Përparim Rama.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitin, ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në komunikatën zyrtare nga Zyra e Kryeministrit.

Ndërkohë, pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga Ministria e Shëndetësisë, ky post kishte mbetur pa ministër për plot 79 ditë.

Ky sektor është kritikuar më së shumti nga partitë opozitare, gazetarët dhe shoqëria civile.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika