Vuçeviq: Do të rrisim numrin e forcave speciale të ushtrisë

"Ne morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm [Aleksandër Vuçiq], për të rritur numrin e pjesëtarëve të njësive speciale në Ushtrinë Serbe deri në fund të vitit 2023”, kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, teksa ka shtuar se do të ketë rritje nga 1 mijë e 500 në 5 mijë deri në fund të vitit 2023

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, të hënën ka deklaruar se numri i pjesëtarëve të njësive speciale të Forcave të Armatosura Serbe do të rritet nga 1 mijë e 500 në 5 mijë, deri në fund të vitit 2023.

Një vendim i tillë erdhi, tha ai “me urdhër” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton RTS.

Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes, Vuçeviq nuk ka dhënë arsye konkrete për këtë vendim, përveç se tha që Forcat e Armatosura Serbe do të jenë “grushti më i fortë që do të copëtojë dëshirat dhe qëllimet e këqija” të atyre që “dëshirojnë ta dëmtojnë popullin tonë”.

“Dua ta informoj opinionin e Serbisë dhe jo vetëm të Serbisë, se mbrëmë gjeneral [Milan] Mojsiloviq, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, dhe unë morëm një detyrë, një urdhër nga Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm [Aleksandar Vuçiq], për të rritur numrin e pjesëtarëve të njësive speciale në Ushtrinë Serbe deri në fund të vitit 2023”, tha Vuçeviq.

Vuçeviq tha se “ushtria serbe do të ketë 5 mijë ushtarë të trajnuar dhe të përgatitur me armët më moderne, të gatshëm ‘për të mbrojtur atdheun, për të kryer çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tonë’”.

“Ata do të jenë të gatshëm t’u përgjigjen të gjitha sfidave, me të cilat, përballet atdheu ynë” shtoi Vuçeviq.

Ndryshe, në mbrëmjen e së dielës së 25 dhjetorit, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri afër komunës së Zubin Potokut.

KFOR-i ka konfirmuar se u qëllua me armë zjarri në afërsi të patrullës së saj në Zubin Potok, ndërsa Policia e Kosovës ka demantuar raportimet e mediave serbe se ka qenë e përfshirë në shkëmbim zjarri në Zubin Potok.

Ndryshe, sot shënon dita e 17-të qëkur në rrugët e veriut të Kosovës serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se i ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo ditë, forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Ndërkaq, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura, përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika