Reagon Gërvalla: Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në Beograd dhe të mbrojë median e lirë

Në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës kanë ndodhur disa sulme ndaj gazetarëve që po raportojnë në afërsi të barrikadave. Sipas kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, sulmet e tilla janë duke ardhur nga grupe kriminale që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe që janë nën direktivat e Beogradit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërhyjë për të dal në krah gazetarëve të mediave kosovare që po sulmohen nga grupet kriminale në veri të Kosovës të cilat po orkestrohen nga Beogradi.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë urgjentisht në Beograd dhe të mbrojë median e lirë. Kjo duhet të ndalet tani”, ka deklaruar e para e diplomacisë kosovare.

“Gjatë 3 javëve të fundit, gazetarët janë sulmuar vazhdimisht nga grupe kriminale që tentojnë të destabilizojnë Kosovën”, ka shtuar ajo.

“Dënojmë ashpër sulmet ndaj gazetarëve nga ekstremistët në veri të Kosovës”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social Twitter.

Të hënë e 26 dhjetorit në Veri të Kosovës përsëri është sulmuar një ekip i gazetarëve nga medium Klan Kosova të cilët ishin duke kryer detyrat e tyre të raportimit mbi gjendjen në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika