Ymeri: E dëmshme për Kosovën të shkohet në dialog në këtë kohë

I ftuar në "Debat Plus" të RTV Dukagjini, analisti Visar Ymeri ka thënë se duke pasur parasysh gjendjen në Veri të Kosovës, të hyrit në dialog me Serbinë do të ishte e dëmshme për Kosovën

Analisti Visar Ymeri

Analisti Visar Ymeri ka thënë se e tanishmja do të ishte një kohë e papërshtatshme, e njëherit e dëmshme për Kosovën, për të shkuar në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se një gjë e tillë do të ishte e dëmshme, duke pasur parasysh gjendjen në veri të Mitrovicës dhe jo vetëm.

“Është e dëmshme në mendimin tim për Kosovën të shkojë në tavolinën e bisedeve të dialogut me këtë gjendje në veri dhe me këtë shfaqje të moskontrollit që e kemi në institucionet tona dhe në anën tjetër, në njëfarë mënyre sjellja e miqve tanë, e bashkësisë ndërkombëtare ka qenë ngapak e papritur, por më shumë shqetësuese për mendimin tim”, ka deklaruar Ymeri.

Krahas kësaj, sipas Ymerit, ndonëse kërkesat nuk janë bërë shumë të qarta, Qeveria serbe e ka me urgjencë çështjen e asociacionit të komunave.

“Nuk janë bërë të qarta kërkesat legjitime me aq sa kam lexuar, por po supozoj se ka qenë kërkesa për bashkimin e komunave me shumicë serbe dhe urgjencën e uljes në tavolinë për ta filluar procesin e themelimin e saj që i bie praktikisht që këtë luftën që e kemi pasur deri tash me qeverinë në Beograd, se a duhet diskutohet Asociacioni në kuadër të planit franko-gjerman apo para planit franko-gjerman, deri tash bashkësia ndërkombëtare në një formë apo në një tjetër po e përkrah këtë kërkesë të Serbisë, Asociacioni është urgjent dhe për planin franko-gjerman ,flasim kur t’piqen kushtet, kjo është ajo që na është thënë në përmbledhje për Kosovën”, ka deklaruar Ymeri.

Ymeri ka theksuar se ajo që është thënë nga Qeveria Serbe është se veprimet e Qeverisë së Kosovës tregojnë se marrëveshja e Brukselit ka vdekur, por sipas Ymerit, nëse një gjë e tillë është e vërtetë, Qeveria e Kosovës duhet ta bëjë një analizë nga fillimi për të parë nëse Kosovës i hyn në punë ta rihapë edhe njëherë këtë temë.

Nga ana tjetër, janë shënuar 18 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, të cilat nuk janë larguar akoma.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika