Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet mbledhja e radhës, por që pikat e rendit të ditës nuk janë bërë të ditura

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës, të mërkurën e 28 dhjetorit, pritet të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar nga ora 10:00.

Në rend dite do të jenë 36 pika.

Qeveria do të shqyrtojë Projektligjin për Arsimin e Lartë, shqyrtimin e Projektligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, shqyrtimin e projekt-rregullores për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Përveç miratimit të ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet 108 dhe 110, Qeveria do të shqyrtojë Projektligjin për Arsimin e Lartë, shqyrtimin e Projektligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, shqyrtimin e projekt-rregullores për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Po ashtu, Qeveria në këtë mbledhje do të shqyrtojë Projekt-udhëzimin e Administrativ për Mënyrën dhe Procedurat e Shitjes dhe Dhënies me Qira të Pasurisë së Luajtshme dhe të Paluajtshme të Sekuestruar dhe të Konfiskuar.

Mes tjerash, në mbledhjen e 116-të do të shqyrtohet Propozim-vendimi, me të cilin, Qeveria e Republikës së Kosovës jep mendim dhe pajtohet me kandidaturat e propozuara nga Paneli Seleksionues për përzgjedhjen e anëtarit joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Tjetër pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit për miratimin e Kalendarit Vjetor të Përkthimit 2023 të Acquis së BE-së.

Gjithashtu, qeveria do të shqyrtojë propozimin e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për pranimin e pesë gazetarëve nga Afganistani.

Pos ndarjes së mjeteve, ata do të shqyrtojnë Propozim-vendimin për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për pesë gazetarë nga Afganistani.

Pika e dhjetë e rendit të ditës do të jetë propozim-vendimi për shqyrtimin Publik dhe Planin për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore.

Tjetër pikë është edhe shqyrtimi i propozim-vendimit për emërimin e Mekanizmit ndërinstitucional për zbatimin e Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe kontrollin e Qenve me dhe pa pronar.

Kjo mbledhje po mbahet kur edhe shënon dita e 19-të e barrikadimit të veriut.

Që nga 10 dhjetorit, në rrugët e veriut të Kosovës serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se i ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që nga ajo ditë, forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Ndërkaq, që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të njëjtat barrikada vazhdojnë të qëndrojnë ende të palëkundura përkundër thirrjeve ndërkombëtare që ato të hiqen menjëherë.

Ndërkaq, të martën e 27 dhjetorit, është mbyllur pikëkalimi kufitar në Merdar, për shkak të vendosjes së barrikadave në Serbi rreth dy kilometra nga kufiri.

Kështu njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë.

Merdarja – një prej pikëkalimeve kufitare me Serbinë – përdoret në masë të madhe nga diaspora kosovare për hyrje-dalje nga Kosova.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika