Arrestohet një 22-vjeçar në Ferizaj, dyshohet për dhunë psikike ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në mbrëmje, ka arrestuar një 22-vjeçar në Ferizaj, pasi dyshohet se për shkak të mosmarrëveshjeve, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në mbrëmje, ka arrestuar një 22-vjeçar në Ferizaj (SH.A), i dyshuar për dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij (A.A), 19-vjeçare.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj, ku pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

“Më datën 27.12.2022 rreth orës 10:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në Ferizaj, ishte një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin SH.A (M/K) i moshës 22-vjeçar, i cili shkak i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij A.A ( F/K) e moshës 19-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rastin e ndodhur policia e ka cilësuar si “Dhunë në familje”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika