Kurti: Nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sa i përket pranisë së barrikadave në veri të vendit, ka thënë se janë në koordinim të vazhdueshëm me KFOR-in, duke theksuar se "u është dhënë hapësira dhe koha e nevojshme që të veprojnë" teksa ka shtuar se nuk mund të tolerohen shumë gjatë, pasi nuk mund të qëndrojnë së bashku "edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin para mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka thënë se për barrikadat në veri të Kosovës është në koordinimin me KFOR-in, duke i dhënë hapësirën dhe kohën e nevojshme që të veprojë për largimin e tyre.

Kurti ka theksuar se nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë, të cilat pengojnë këtë lëvizje, duke theksuar se këto barrikada nuk mund të tolerohen gjatë.

“Vendosja e barrikadave është veprim i papranueshëm dhe i palejueshëm. I kemi dhënë KFOR-it kohën e duhur për të vepruar, prandaj kjo kohë e hapësirë e nevojshme që i është dhënë KFOR-it. Nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë, edhe barrikadat në rrugë që pengojnë këtë lëvizje”, ka deklaruar Kurti.

Ndër të tjera, shefi i ekzekutivit për situatën në veri ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të bashkëpunojnë me kriminelët, por do t’i arrestojnë ata.

“Strukturat kriminale të Serbisë kanë sfiduar organet e zbatimit të ligjit, këta kriminelë të sanksionuar nga BE dhe Britania e Madhe po mbështeten nga Serbia për destabilizimin e Kosovës”, ka vijuar Kurti.

Ndërkaq, Kurti vitin 2022 e ka cilësuar vit të arritjes, zhvillimit dhe përmirësimit, por edhe të sfidave.

Kurti ka thënë se gjatë këtij viti, Kosova është përballur edhe me krizë energjetike e inflacionin, kështu duke përmendur pakot për ringjallje ekonomike e subvencionim të faturave të energjisë elektrike, të cilat janë ndarë nga Qeveria për mbështetje të qytetarëve.

 

 

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika