Mësohet se mesazhi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ishte në gjuhën arabe

Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ka rezultuar të jetë i rrejshëm, ndërsa, RTV Dukagjini ka mësuar se mesazhi ishte dërguar në gjuhën arabe

Pamje nga Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit me bombë

Mesazhi për mjete shpërthyese në Aeroportin e Prishtinës, mësohet nga RTV Dukagjini se është dërguar në gjuhën arabe.

Zëdhënësja e Aeroportit, ka thënë se alarmi për mjet shpërthyes është dërguar ndërmjet një email-i në drejtim të Aeroportit “Adem Jashari”.

“Alarmi për mjet shpërthyes është dërguar ndërmjet një email-i në drejtim të Aeroportit “Adem Jashari”. Njoftimi në email ka qenë se brenda aeroportit kanë qenë disa mjete shpërthyese. Alarmi pas inspektimeve doli të jetë i rrejshëm”, ka thënë zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

Ndërsa, pas mesazhit kërcënues, Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ka rezultuar të jetë i rrejshëm dhe se ka filluar sërish punën Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi e cila gjendej në vendin e ngjarjes kishte bërë të ditur se qytetarët kishin filluar të hyjnë përsëri në këtë aeroport.

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika