Haxhiu: Zëvendësimi i masës ndaj Pantiqit, është akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Zëvendësimi i masës ndaj Dejan Pantiq, është akti më i rëndë që mund t'i bëhej vendit. Pos kësaj ajo ka thënë se këto akte janë aq të dëmshme e të cilat përveç tjerash janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

“Kërkesa dhe vendimi për zëvendësimin e masës ndaj Dejan Pantiq, është akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institucionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues”.

Kështu e ka komentuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak ndaj ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se nuk mund ta kuptojë se si një person që akuzohet për terrorizëm lejohet të shkojë në arrest shtëpiak.

Sipas saj, me këtë vendim vetëm sa inkurajohen bandat kriminale në veri të Kosovës.

“Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak. Nuk është se kemi pasur ndonjë ëndërr që sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ministrja e këtij dikasteri ka theksuar se në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues e qytetarët, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit, këta prej zyrave të tyre marrin vendime “aq të dëmshme e të cilat përveç tjerash janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tonë”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika