Reuters shkruan për barrikadat në Rudar

Një foto e bllokimit të rrugëve në Rudar është publikuar nga mediumi ndërkombëtar "Reuters". Kjo e fundit ka shkruar se tensionet në mes Beogradit dhe Prishtinës kanë qenë të larta që nga muaji i kaluar kur përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës bojkotuan institucionet shtetërore

Foto e barrikadave në Kosovë, publikuar nga Reuters
Foto e barrikadave në Kosovë, publikuar nga Reuters

Barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës kanë marrur edhe vëmendjen e mediumit prestigjioz “Reuters”. Kjo e fundit ka publikuar një foto të barrikadave në Rudar

“Një bllokim rrugësh shihet në Rudare, afër pjesës veriore të qytetit të ndarë etnikisht të Mitrovicës, Kosovë, 28 dhjetor 2022. Kosova mbylli pikëkalimin më të madh kufitar me Serbinë të mërkurën pasi protestuesit e bllokuan atë në anën serbe për të mbështetur të afërmit e tyre etnik në Kosova në refuzimin e njohjes së pavarësisë së vendit”, shkruan Reuters.

Reuters thekson se tensionet në mes Beogradit dhe Prishtinës kanë qenë të larta që nga muaji i kaluar kur përfaqësuesit e serbëve etnikë në veri të Kosovës u larguan nga institucionet shtetërore, përfshirë policinë dhe gjyqësorin, lidhur me vendimin e qeverisë së Kosovës për të zëvendësuar targat e makinave të lëshuara nga Serbia.

Janë bërë më shumë se dy javë qëkur barrikadat në Veri janë vendosur nga serbët. Lidhur me këtë të fundit, mbrëmjen e së mërkurës është deklaruar edhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës do të largohen sonte apo nesër duke deklaruar se qyetarët e Kosovës do të kenë arsye për të festuar, teksa shtoi se protestat paqësore janë më të dobishme se sa vendosja e barrikadave.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika