Shefja e UNMIK-ut mirëpret masat për uljen e tensioneve në veri

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka mirëpritur masat që çojnë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Ajo ka bërë thirrje që palët të kthehen në tavolinë të dialogut e të arrihet një marrëveshje normalizimi

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh gjatë raportimit për Kosovën në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka mirëpritur masat që çojnë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës, përfshirë vendimin për heqjen e barrikadave.

Ajo ka bërë thirrje që palët të kthehen në tavolinë të dialogut e të arrihet një marrëveshje normalizimi.

Po ashtu, përmes një komunikate për media nga UNMIK-u, thuhet se Ziadeh ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së zotimeve.

“Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, mirëpret të gjitha masat për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës, përfshirë heqjen e barrikadave. Ajo pranon përpjekjet e mundimshme të të gjitha palëve, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e qytetarëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ziadeh thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe të rifillojnë pa vonesë bisedimet për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën e UNMIK-ut.

“Ajo shpreh vlerësimin e saj për vendosmërinë e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë për ta nxitur dialogun në ndjekje të sigurisë dhe stabilitetit, në respektim të plotë të mandatit të tyre”, vijon komunikata.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, kishte deklaruar se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

“Për 24 orë apo 48 orë do të hiqen barrikadat”, kishte thënë ai.

Vuçiq, mbrëmjen e 28 dhjetorit në kazermën e Ushtrisë Serbe në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, zhvilloi bisedimet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova për heqjen e barrikadave.

Ndryshe, arrestimi i ish-policit serb, në të cilin Kosova dyshon se ka sulmuar anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë arsyeja e barrikadave që përfaqësuesit serbë në veri të Kosovës po mbajnë që nga 10 dhjetori.

Lirimi i tij është një nga kushtet për heqjen e bllokadave dhe më 28 dhjetor autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika