Largohet edhe barrikada e fundit në veri (VIDEO)

Të premten e 30 dhjetorit është bërë largimi i barrikadës së fundit në fshatin Zupç, i cili ndodhet në hyrje të Zubin Potokut. Ndërsa, gjatë të enjtes ishin larguar barrikadat e ndodhura në fshatin Rudar, ato në Leposaviq dhe në Komunën e Zubin Potokut

Pamje nga largimi i barrikadës në fshatin Zupç të Zubin Potokut

Të premten e 30 dhjetorit është larguar barrikada e vendosur nga serbët në fshatin Zupç që ndodhet në hyrje të Zubin Potokut.

Barrikada në këtë fshat ishte vendosur më 15 dhjetor.

Ndryshe, gjatë së enjtes së 29 dhjetorit, gazetari i RTV Dukagjini, Sylejman Sylejmani, kishte raportuar nga veriu se vetëm një barrikadë ka mbetur pa u larguar.

Ai ka sqaruar se barrikadat që kishin qenë të vendosura në rrugët lokale të fshatit Zupç, janë larguar, por sipas tij, vetëm barrikada në rrugën kryesore nuk është larguar.

Ndërkaq, të enjten janë larguar barrikadat e ndodhura në fshatin Rudar, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe një në Komunën e Zubin Potokut.

Ndërsa, dy kamionë te “Kërshi i Dudës” u dogjën gjatë natës së të enjtes.

Theksohet se, situata gjatë gjithë kohës po monitorohej nga KFOR-i dhe EULEX-i.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika