Shefi i Urgjencës jep detaje për gruan që u gjet e vdekur në Prishtinë

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli ka dhënë detaje për Portalin Dukagjini në lidhje me vdekjen e dyshimtë të gruas në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë

Mjekësia ligjore në vendin e ngjarjes

Shefi i Urgjencës, Avdyl Pacolli për Portalin Dukagjini ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

“Bëhet fjalë për një person të gjinisë femërore, diku 25-30 vjeçare. Në momentin kur ekipi ka shkuar e ka gjetur atë pa shenja jete. E ka gjetur në holl të banesës. Në holl të katit të dytë, të banesës. Ekipi mjekësor, me të konstatuar vdekjen e ka thirrur shërbimin policor. Gjakderdhje ka pasur, por që plumb diçka nuk më thanë ekipi. Protezat jashtë gojës, po masa gjaku po”, ka thënë Pacolli.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se viktima është një grua.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që, siç thotë, ajo do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë parë njësitet mjekësore dhe ato policore.

Rruga ku është gjetur viktima tashmë është bllokuar.

Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e dyshimtë në Prishtinë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika