Guvernatori Mehmeti: Vitin e kaluar diaspora ka dërguar mbi 3 miliardë euro në Kosovë

Ish- Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, diaspora në Zvicër dhe në vendet e Bashkimit Evropian, ka dërguar në Kosovë mbi 3 miliardë euro apo 5.5% më shumë se në vitin 2021.

Sipas të parit të BQK-së, vetëm nga Zvicra janë dërguar mbi 600 milionë franga.

Guvernatori Mehmeti ka thënë se gjatë periudhës janar-shtator, janë dërguar 570.7 milionë, përfshirë këtu shpenzimet e udhëtimeve 267.8 milionë, remitencat 171.4 milionë dhe Investimet e huaja direkte 132.5 milionë.

Mehmeti shtoi se rritja ekonomike në vitin 2022 është deri në katër për qind.

Ekonomia e Kosovës filloi në vitin 2022 me një perspektivë të mirë si rezultat i vitit 2021 të suksesshëm, i cili u karakterizua me një rritje prej 10.75 për qind.

Gjatë vitit 2022, ndryshimi i dinamikës globale, pasojat e luftës, u pasuan me rritje të inflacionit, ndryshim të politikës monetare, rritje të normave të interesit dhe ngadalësim të rritjes së tregtisë botërore.

Sipas vlerësimit të BQK-së, parashikimet janë që rritja ekonomike këtë vit të jetë tre deri në katër për qind.

Ngjashëm me parashikimet e FMN-së – tha Mehmeti. Mehmeti tha se inflacioni mesatar deri në nëntor 2022 ka arritur në 11.2 për qind, që është 3.4 për qind më i lartë krahasuar me vitin paraprak.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika