Luis Suarez: Messi më ndihmoi të vendosë për Gremio

35-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin Gremio, në një transferim të lirë

Lionel Messi dhe Luis Suarez gjatë ndeshjes në ish-klubin e tyre, Barcelona

Luis Suarez ka folur për mediat të mërkurën pasi më shumë se 30 mijë tifozë të Gremios mbushën arenën e klubit brazilian në Porto Alegre për ta mirëpritur.

35-vjeçari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare në një transferim të lirë pasi kontrata e tij me Nacional të Uruguait përfundoi.

Për negociatat me Gremion gjatë qëndrimit në shtëpinë e Messit dhe këshillat e tij ai ka thënë: “Miqtë janë gjithmonë aty për të ndihmuar, për të këshilluar dhe për të mbështetur vendimet e mia. Dhe kështu ndodhi me… miqtë.”

“Unë nuk jam si dikur. Por është e mundur që me një lëvizje, 50 metra larg shtyllës, shokët e mi të përfitojnë nga unë, sepse është një përpjekje ekipore”, ka shtuar ai, raporton Marca.

Fituesi tre herë i Copa Libertadores, Gremio, do të rikthehet në divizionin e lartë të Brazilit pas një rënieje tronditëse në vitin 2021.

Ky do të jetë klubi i tetë në karrierën e Suarez, i cili përfshin Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico de Madrid.

Ish-shokët e skuadrës së uruguaianit folën në disa video, përfshirë edhe Neymar.

Kur do të debutojë Luis Suarez në Gremio?

Suarez do të shpresojë të jetë në formacionin fillestar kur Gremio të hapë fushatën e tyre Campeonato Gaúcho kundër SER Caxias do Sul më 21 janar.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika