Zjarr i madh në depot e naftës në Bryansk të Rusisë

Shpërthime të fuqishme zjarri janë dëgjuar në depo të naftës në Bryansk të Rusisë

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së hënës në depot e naftës në qytetin rus, Bryansk, kështu u bë e ditur nga agjencitë ruse të lajmeve.

Ministria për shërbime emergjente në Rusi ka thënë se, askush nuk është lënduar nga incidenti.

Nuk kishte asnjë indikacion të menjëhershëm se zjarri kishte lidhje me luftën në Ukrainë, ani pse, zyrtarët rusë javën e kaluar kishin thënë se helikopterët ukrainas goditën disa ndërtesa banimi dhe plagosën shtatë persona në atë zonë.

Dëshmitarët e ngjarjes thonë se para zjarrit kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme, por akoma një gjë e tillë nuk është konfirmuar e as për çfarë lloj shpërthimi po bëhet fjalë.

Bryansk është qendër administrative 154 kilometra në verilindje të kufirit me Ukrainën, në afërsi të rajonit Sumy dhe Chernihiv dhe rreth 380 kilometra larg Moskës, kryeqytetit të Rusisë.

New videos emerge following two huge fires at oil facilities in Bryansk, Russia - have Ukraine attacked? - Euro Weekly News

Të hënën, shënon dita e 61-të e invazionit rus në Ukrainë, invazion ky që filloi qysh nga 24 shkurti.

Në Bucha, agresioni rus po akuzohet se kanë kryer masakra dhe gjenocid mbi civilët ukrainas, që ishin të rrethuar nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika