Peci: Gjatë vitit të kaluar kemi ndarë 472 grande

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në një konferencë për media me kryeministrin e vendit, Albin Kurti ka treguar se gjatë periudhës së pranverës do t'i vizitojë të gjitha grandet dhe do t'i shoh nga afër se cila ëshë ecuria dhe mbarëvajtja e procesit të implementimit

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në një konferencë për media me kryeministrin e vendit, Albin Kurti ka thënë se qeveria aktuale me qeveritë e kaluara “nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt”.

Ministri Peci ka shtuar se brenda vitit të kaluar janë realizuar mbi 7 mijë vizita në terren derisa ka shtuar se vetë ai ka realizuar mbi 150 vizita në terren brenda vitit të kaluar.

Mes tjerash, ministri i Bujqësisë ka theksuar se kanë kanë aprovuar 472 grande gjatë vitit 2022.

“Ne fund të vitit ne kemi aprovuar dhe 472 grande dhe në periudhën e pranverës, une si ministër do t’i vizitojë dhe do t’i shoh nga afër se cila ëshë ecuria dhe mbarëvajtja e procesit të implementimit në projektin e grandeve”, ka shtuar Peci.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika