Kurti: Plani për shkëmbim territoresh ka dështuar, por ideja s’ka vdekur

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se shkëmbi I territoreve d të ishte një formulë për luftë, duke theksuar se ajo për çka kemi nevojë janë republikat që kanë marrëdhënie normale dhe demokraci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shkëmbimi i territoreve si projekt ka dështuar, por si ide ekziston ende.

Kurti tha se shkëmbimi i territoreve do të ishte një formulë për luftë, duke theksuar se ajo për çka kemi nevojë janë republikat që kanë marrëdhënie normale dhe demokraci.

“Jam i sigurt se presidenti serb është nostalgjik për ato kohë, që nënkupton se projekti politik i shkëmbimeve të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por, nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilin mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodh. Shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë. Nuk mund të kesh kufij perfekt etnik, gjithmonë do ketë njerëz që ndjejnë se janë në anën e gabuar të tij. Ajo që kemi nevojë janë republikat që kanë marrëdhënie normale dhe demokraci. Demokracitë nuk e luftojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Kurti në një intervistë pët Al Jazeera.

Kurti: S’u jap garanci kriminelëve që janë në listë të zezë të SHBA-së

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika