Ukraina mohon pretendimin e Moskës se ka vrarë 600 ushtarë ukrainas

Pretendimet e shtetit rus që ka vrarë 600 ushtarë ukrainas janë cilësuar si "propagandë" nga Ukraina

Kryeqyteti ukrainas, Kievi. Foto: WION

Ukraina e ka quajtur pretendimin rus se qindra ushtarë ukrainas u vranë në një sulm si “propagandë”.

Moska ka pretenduar, pa dhënë asnjë provë, se një “sulm masiv raketor” në qytetin lindor të Kramatorsk kishte vrarë më shumë se 600 forca ukrainase.

Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë se ishte në hakmarrje për një sulm ukrainas në një bazë ruse që vrau dhjetëra ushtarë rusë në ditën e Vitit të Ri.

Por, ushtria ukrainase thotë se kjo është e pavërtetë. “Kjo është një tjetër pjesë e propagandës ruse”, ka thënë për BBC Serhiy Cherevati, një zëdhënës i ushtrisë ukrainase.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se kishte vrarë më shumë se 600 ushtarakë ukrainas në një sulm në ndërtesat që strehojnë përkohësisht forcat ukrainase.

Ukraina ka thënë se rreth 400 njerëz janë vrarë ose janë plagosur në Makiivka, ndërsa numrat në qindra janë dhënë nga nacionalistët rusë në mediat sociale.

Moska ende nuk ka ofruar ndonjë provë për pretendimin e Rusisë se ka vrarë qindra ushtarë ukrainas.

Të shtunën, gazetarët e agjencisë së lajmeve AFP në Kramatorsk, e cila ndodhet në rajonin lindor të Donetsk, kanë  dëgjuar të paktën katër shpërthime para mesnatës.

Zyrtarët ukrainas janë shprehur se të paktën një person është vrarë në rajonin e Kharkiv në veri-lindje derisa shpërthimet janë raportuar gjithashtu në qytetet jugore të Zaporizhzhia dhe Melitopol, raporton BBC.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika