Indeksi i Fuqisë Globale: Kosova ngrihet në listë sa i përket fuqisë ushtarake

Kosova dhe Shqipëria kanë shënuar ngritje në listë sa i përket fuqisë ushtarake, ndërsa Serbia ka pësuar rënie për katër shkallë

Nga 145 vendet e konsideruara për rishikim vjetor të Indeksit së Fuqisë Globale 2023, Kosova është renditur e 134-ta, sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Krahasuar me një vit më parë, Kosova ka shënuar përmirësim në pesë shkallë.

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria renditet në vendin e 91, duke u ngritur për 24 vende në renditje krahasuar me vitin 2022, kur ishte në vendin e 115-të.

Ndërkaq, Serbia është renditur në venin e 58-të, duke pësuar rënie për katër shkallë.

Kroacia renditet e 69-ta, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 133-të ndërsa Mali i Zi në vendin e 128 dhe Maqedonia në vendin e 108-të.

Në 10 vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, janë SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja e Jugut, Pakistani, Japonia, Franca e Italia.

Në këtë studim shihet numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.

Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika