Mehaj: Kosova është ngritur për pesë vende sa i përket fuqisë ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se bazuar në matjet vjetore të GFP-së, rishikimit vjetor të indeksit të Fuqisë Globale Ushtarake 2023, në mesin e 145 shteteve, Kosova ka shënuar një ngritje për pesë vende, sa i përket fuqisë ushtarake dhe njerëzore.

Sipas tij, në këtë studim është vlerësuar numri i ushtrisë, numri i pajisjeve ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë.

“Ushtria e Republikës së Kosovës çdo vit e më shumë po i ngrit kapacitetet e saj profesionale dhe operacionale, për të kontribuuar jo vetëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të vendit, por edhe në rajon e më gjerë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika