Zv.ministrja e Jashtme, Gashi: Sulmi ndaj mërgimtarëve në Serbi rezultat i politikës së regjimit të Vuçiqit

“Sulmi i fundit me gurë drejt autobusit me mërgimtarë nga Kosova, është rezultat i politikës së regjimit të Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë”, ka thënë zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi,

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka reaguar ndaj sulmit të autobusë me mërgimtarë nga Kosova, i cili po udhëtonte për në Gjermani.

Autobusi u sulmua afër Nishit në Seri, e ky sulm sipas Gashit nuk ishte i izoluar.

“Mërgimtarët tanë, të cilët udhëtojnë në Kosovë me vetura private ose me autobus duke kaluar përmes Serbisë e dijnë që në Serbi mund të përballen me pengesa e vështirësi të lloj-llojshme si: pritje disa-orëshe të qëllimshme në pikat kufitare serbe, dënime të larta në komunikacion, konfiskime të dokumenteve dhe detyrime të ndryshme për pagesë, e shpeshherë edhe ndalime(arrestime) disa-ditëshe individuale pa ndonjë bazë ligjore”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Ajo tha se sulmi është rezultat i politikës së regjimit të Vuçiq dhe qeverisë së Serbisë.

“Mosgatishmëria e Serbisë për tu përballuar me të kaluarën e saj gjenocidale, si dhe regjimi autoritar dhe despotik i presidentit Vucic, ka kultivuar një ndjenjë të përhapur ultranacionaliste tek një pjesë e popullit serb, e cila është e përgatitur dhe mbështetëse për luftra të ardhshme. Lidhja e ngushtë e Serbisë me Rusinë e bënë këtë fakt edhe më shqetësues.”

Gjithashtu edhe situatën  fundit në veri të Kosovës dhe tensione në atë pjesë tha se janë janë shenja mjaftueshëm të qarta të një problemi të madh në Ballkanin Perëndimor: Qeveria e Serbisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika