Ambasadorja e SHBA-ve në NATO takon Escobarin, flasin për situatën në veri të Kosovës

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, gjatë takimit me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka diskutuar për situatën në veri të Kosovës. Po ashtu ka dhënë mbështetje të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Julianne Smith, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me emisarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Smith përmes një postimi në Twitter ka thënë se me Escobarin kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

Po ashtu, ajo ka shtuar se SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Bisedim i shkëlqyer me emisarin Escobar për situatën në veri të Kosovës. SHBA-ja mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në rajon”, ka shkruar Smith.

Ndryshe, Escobar dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, kanë folur të hënën para ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel në një takim joformal të Këshillit të NATO-s.

Ata gjatë vizitës së tyre të përbashkët në selinë e NATO-s, kanë pasur takim edhe me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Sipas njoftimeve nga NATO, takimet e tyre kanë qenë pjesë e konsultimeve të rregullta për situatën në Kosovë dhe zhvillimet e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimorë.

“Zëvendëssekretari i përgjithshëm [i NATO-s] Geoana nënvizoj përpjekjet intensive të Aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të ulur tensionet e fundit, posaçërisht në veri të Kosovës. Ai po ashtu ka nënvizuar mbështetjen kyçe që ka dhënë misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dhe Misioni i BE-së në për sundim të ligjit (EULEX) në heqjen e suksesshme të barrikadave në rrugë, që ndihmojë në kthimin e plotë të lirisë së lëvizjes në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga NATO.

“KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka kapacitete dhe personel për të vazhduar implementimin e mandatit të OKB-së në tërësi dhe në baza ditore, në dobi të të gjithë komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo kontribuon në sigurinë në Kosovë dhe në stabilitetin përgjatë tërë rajonit”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika