NATO-ja dhe BE-ja zotohen për bashkëpunim më të ngushtë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka nënshkruar deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me BE-në të martën në selinë e aleancës në Bruksel

FOTO:REL

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  ka nënshkruar deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë, që u nënshkrua të martën në selinë e aleancës në Bruksel, synon “ngritjen në një nivel më të lartë” të raporteve të këtyre dy institucioneve, shkruan REL.

Deklarata u nënshkrua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Stoltenberg tha se deklarata e tretë e NATO-s dhe BE-së për bashkëpunim strategjik, është më e rëndësishme se kurrë më parë, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet aleanca ushtarake perëndimore, veçmas pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Shefi i NATO-s bëri thirrje që të ruhet uniteti i botës së lirë demokratike karshi kërcënimeve të Moskës.

“Presidenti [i Rusisë, Vladimir] Putin, deshi ta pushtojë Ukrainën për disa ditë dhe të na ndajë ne. Në të dyja këto dështoi”, tha Stoltenberg.

“Duhet të vazhdojmë të forcojmë sigurinë euroatlantike dhe sigurinë e Evropës”, shtoi ai.

Përveç Rusisë – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – Stoltenberg përmendi edhe Kinën si sfidë për sigurinë e përbashkët të NATO-s dhe BE-së.

Deklarata për bashkëpunim strategjik konfirmon rolin kyç të NATO-s si shtyllë e sigurisë kolektive euroatlantike, por edhe nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Bashkimit Evropian.

Ky dokument po ashtu kërkon më shumë bashkëpunim mes dy institucioneve për t’u përballur me sfidat e reja, sulmet kibernetike, manipulimet informative, terrorizmin e deri te katastrofat natyrore.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se NATO-ja dhe BE-ja janë rritur paralelisht dhe kanë plotësuar njëra-tjetrën përgjatë historisë.

Aktualisht, nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian, 21 janë anëtare të NATO-s. Ky numër pritet të arrijë në 23 pasi Finlanda dhe Suedia të hyjnë në aleancë.

“Putin deshi më pak NATO, por e arriti të kundërtën. Tani kemi më shumë NATO dhe më shumë BE. Po e përshpejtojmë edhe procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel, duke paralajmëruar më shumë investime në mbrojtje dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Përveç Rusisë – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – Stoltenberg përmendi edhe Kinën si sfidë për sigurinë e përbashkët të NATO-s dhe BE-së.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika