Rashiq: Djalin tim e ndali dhe e intervistoi BIA serbe

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se djali i tij është intervistuar me orë të tëra nga shërbimi sekret serb në pikën kufitare në Merdar, derisa ishte duke dalë në territorin e Serbisë si dhe gjatë kthimit në Kosovë.

“Djali im që ka shkuar para disa ditësh, është ndalur për katër orë në Merdarë, e ka ndaluar policia, intervistë kur ka hyrë nga BIA, kur është kthyer prapë të njëjtën procedurë, duke i bërë pyetje ‘ku po punon baba yt’ sikur pyetje fëmijëve, por të kuptohemi se është luftë psikologjike që unë të ndihem i pasigurt, që të ndihem i lënduar dhe normalisht që po ndihem, sepse ia marrin telefonin për katër orë, të mos iu tregoj se si reagoi gruaja ime”, ka deklaruar Rashiq.

Rashiq ka shtuar se për institucionet në Serbi, serbët e Kosovës janë vetëm numra, prandaj tha se në Kosovë ndihet më i sigurt.

“Për ata, ne jemi vetëm numra, nuk jemi as persona, jemi vetëm ata që mund të përdoren dhe normalisht në aspektin e sigurisë po ndihemi më sigurt, sepse atje ka njerëz të paguar që t’ju pengojnë në cilindo lloj të jetesës. Djali im përveç që është mbajtur katër orë në kufi gjatë rrugës, dy herë policia e ka ndaluar nga kolona, e ka kontrolluar detajisht dhe në fund i ka shkruar tiketë, dy herë, do të thotë që ju jeni cak aty, dhe nuk ka kurrfarë dyshimi që ky është organizim i të gjithë organizatës shtetërore që merren me djalin tim 20-vjeçar që nuk ka lidhje me politikë”, ka përfunduar Rashiq për Klan Kosovën.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika