Kovaçevski: Nuk përjashtohet mundësia që të ketë takim të ri të liderëve

Kovaçevski nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri liderësh, sipas tij ka çështje që duhet diskutuar për shtetin

Dimitër Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nuk e përjashton mundësinë e një takimi të ri liderësh.

Sipas tij, në një takim të tillë të mundshëm do të hapeshin edhe çështje të tjera me rëndësi për shtetin.

“Për momentin nuk është planifikuar një takim i ri i liderëve, megjithatë nuk e përjashtoj një mundësi të tillë, ku do të mund të diskutojmë sërish për çështjet më të rëndësishme në vend. Në takimin e fundit të liderëve nuk kemi biseduar vetëm për amendamentet kushtetuese, sepse vendi ballafaqohet me një numër të madh sfidash. Procesi i ndryshimeve kushtetuese është proces që ka një kornizë të paraparë ligjore. Bisedime në nivel politik ekzistojnë, për këtë nevojitet konsensus i gjerë politik, në këtë drejtim ishte edhe takimi i liderëve”.

“Këto ndryshime nevojiten për hapjen e rrugës evropiane. Tani duhet të kemi mbështetje politike, sepse frenimi i këtij procesi nënkupton se vendi për herë të parë do të frenojë veten në këtë rrugë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Kovaçevski, raporton Alsat M.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika