Serwer për takimin Chollet-Vuçiq: Ky nuk është një përqafim i ngrohtë

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se Chollet ka filluar të kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtim ndaj parimeve demokratike

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, Këshilltari i lartë amerikan, Derek Collet dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, njohës i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, ka komentuar takimin në mes të të Këshilltarit të Lartë të Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serwer filloi shkrimin e tij duke thënë “Ky nuk është një përqafim i ngrohtë”, duke shtuar se Chollet ka filluar të kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtim ndaj parimeve demokratike.

Sipas Serwer “bisedë e mirë’ është një shprehje diplomatike për të shprehur mosmarrëveshjen.

“Ky nuk është një përqafim i ngrohtë. Derek po shpreh dëshirat e SHBA-së për marrëdhënien. Ndoshta ka filluar ta kuptojë se Vuçiq nuk ndan përkushtimin ndaj parimeve demokratike. Një ‘bisedë e mirë’ është (shprehje) diplomatike për mosmarrëveshje”, ka shkruar profesori amerikan, Serwer në Twitter.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika