Ministri Vitia pret në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi dhe kanë diskutuar për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në takim me drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur në takim drejtoreshën e Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, të premten e 13 janarit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë.

“Ai ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë edhe gjatë kohës së Covid-19 përmes UNICEF-it dhe në partneritet me MSh-në”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pamje nga takimi

Tutje njoftohet se ministri Vitia ka falënderuar USAID-in për mbështetjen “që është duke i ofruar Ministrisë së Shëndetësisë përmes ekspertëve të DAI-së në ngritjen e përformancës së institucionit”.

Mes tjerash thuhet se të dy palët janë dakorduar që të vazhdojë bashkëpunimi në fushat aktuale dhe mundësitë e zgjerimit në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Libraria “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të Hermann...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse tash do të jenë të perkthyer shqip për lexuesit,...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika