Të paktën 40 të vdekur nga aksidenti ajror në Nepal

Zyrtari i autoritetit të aviacionit ka njoftuar se ka shkuar në të paktën 40, numri i të vdekurve në aksidentin ajror në Nepal

Turma mblidhet në vendin e rrëzimit të një avioni që mbante 72 persona në Pokhara në Nepalin perëndimor, 15 janar 2023. Foto: Reuters

Zyrtari i autoritetit të aviacionit ka njoftuar se të paktën 40 njerëz kanë vdekur të dielën, kur një fluturim i brendshëm u rrëzua në Pokhara në Nepal, në përplasjen më të rëndë të vendit të vogël Himalayan, në gati pesë vjet.

Qindra punonjës të shpëtimit ishin duke pastruar kodrën ku avioni i Yeti Airlines, me 72 persona nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua.

“Aeroplani po digjet”, ka thënë zyrtari i policisë Ajay K.C., duke shtuar se punonjësit e shpëtimit kishin vështirësi të arrinin në vendin e ngjarjes në një grykë midis dy kodrave pranë aeroportit të qytetit turistik.

Banori venda, Arun Tamu, ka thënë se “Gjysma e aeroplanit është në shpatin e kodrës”, i cili, i tha Reuters se arriti në vend disa minuta pasi avioni u rrëzua.” “Gjysma tjetër ka rënë në grykën e lumit Seti”, ka thënë tutje ai.

Sipas Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, përplasja është më e rënda e Nepalit që nga marsi i vitit 2018, kur një fluturim me turboprop Dash 8 SHBA-Bangla nga Dhaka është rrëzuar në ulje në Katmandu, duke vrarë 51 nga 71 persona.

Që nga viti 2000, të paktën 309 njerëz kanë vdekur në përplasjet e avionëve ose helikopterëve në Nepal.

Bashkimi Evropian i ka ndaluar linjat ajrore nepaleze nga hapësira e tij ajrore që nga viti 2013, duke përmendur shqetësimet e sigurisë, raporton reuters.

Rrëzohet avioni në Nepalin qendror, të paktën 16 të vdekur

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika