Rusia dhe Bjellorusia fillojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

FOTO: Reuters

Rusia dhe Bjellorusia kanë filluar stërvitjet e përbashkëta ushtarake të hënën e 16 janarit, të cilat kanë shkaktuar frikë në Kiev dhe Perëndim, se Moska mund të përdorë aleatin e saj për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë.

Rusia përdori fqinjin e saj Bjellorusinë si një trampolinë për pushtimin e Ukrainës që filloi më 24 shkurt.

“Dy aleatët do të kryejnë stërvitje të forcave ajrore nga 16 janari deri në shkurt, duke përdorur të gjitha fushat ajrore ushtarake të Bjellorusisë dhe filluan stërvitjet e përbashkëta të ushtrisë që përfshinin një ‘nëndarje të mekanizuar brigade’, të hënën” ka thënë Ministria e Mbrojtjes bjelloruse, raporton Reuters.

Moska mohon se ka ushtruar presion ndaj presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për të marrë një rol më aktiv në konfliktin në Ukrainë.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht për sulme të mundshme nga Bjellorusia dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë javën e kaluar se vendi duhet të jetë gati në kufirin e tij me Bjellorusinë.

Bjellorusia ka kryer ushtrime të shumta ushtarake që nga fillimi i pushtimit, vetë dhe së bashku me Rusinë.

Së bashku me Moskën, Bjellorusia gjithashtu ka forcuar stërvitjet me armatim dhe pajisje ushtarake.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika