Kurti takon ministren Fajon: Biseduam për hapat drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e 15 janarit, ka takuar zëvendëskryeministren e Sllovenisë, njëherësh ministre për Punë të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë këtij takimi është diskutuar për hapat drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pos kësaj, në takim është diskutuar edhe për perspektivën evropiane të rajonit dhe rëndësinë e Procesit të Berlinit.

“U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje të tjera aktuale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në takim është theksuar miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Në kuadër të vizitës së saj, Fajon është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.

Ajo pas takimit me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se “Sllovenia mbetet një nga aleatet më të rëndësishme të popullit të Kosovës”.

Osmani tha se me Fajon kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror.

“Sot, bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, znj. Tanja Fajon, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Fajon gjatë ditës u takua me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika