Osmani e Konjufca në Deçan: Liria mban edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, u pritën nga e bija e heroit Jusuf Gërvalla, zv.kryeministrja Donika Gërvalla, në Dubovik, ku nderuan luftën dhe sakrificën e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me kryeparlamentarin Konjufca në Deçan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, janë pritur të martën nga familja e heroit Jusuf Gërvalla në Dubovik të Deçanit.

E para e vendit, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se u pritën nga vajza e Jusuf Gërvallës, zv.kryeministrja Donika Gërvalla.

“Liria mban edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, kurse ne mbajmë të skalitur emrat e tyre, jo vetëm në kujtesë, por edhe si referencë se si një jetë e tërë vihet në shërbim të atdheut”, ka shkruar Osmani.

Ndër të tjera, Osmani ka thënë se Jusufi ishte jo vetëm një zë i veçantë në letërsi, gazetari e muzikë, por mbi të gjitha zëri i të vërtetës dhe lirisë.

“Ai lindi artist, veproi si patriot e vdiq si hero. Gërshetimi i këtyre tri tipareve e shndërroi Jusufin në një personalitet poliedrik, një ikonë të kohës, një patriot që ëndrrën për liri e projektoi herët”, ka vijuar Osmani.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën”.

Ndryshe, më 17 janar të vitit 1982, u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika