Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë – Sveçla shpreh ngushëllime për viktimat

Rrëzimin e helikopterit, i cili ka marrë jetën e 15-të personave përfshirë disa fëmijë e zyrtarë të lartë ukrainas, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar si një "tragjedi", nga e cila është tronditur

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përplasjes së helikopterit në  qytetin e Brovary të Kievit, duke shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Brendshëm ukrainas dhe të gjithë të tjerëve që mbetën të vdekur.

“Jemi tronditur nga tragjedia e ndodhur afër Kievit, me ç’rast ka humbur jetën ministri i Brendshëm i Ukrainësm Denys Monastyrsky, zëvendësi i tij i parë, Yevheniy Yenin, zyrtarë të Ministrisë e fëmijë që ndodheshin në institucionin ku ndodhi tragjedia”, është shprehur ai.

Sveçla në një postim në rrjetin social Fecebook, ka shkruar se zëvendësin e ministrit të Brendshëm ukrainas, i cili ka mbetur i vdekur në rrëzimin e helikopterit, e kishte takuar në darkën e ministerialit që është mbajtur para disa muajsh në Pragë.

“Përgjatë bisedës me të, kam kuptuar se Ukraina e sulmuar padrejtësisht e pa arsye nga Rusia, ka triumfuar deri më tash falë profesionalizmit, përkushtimit dhe atdhedashurisë për vendin si të z. Yenin dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka shkruar ministri Sveçla.

Po ashtu, ai ka thënë se “ndajmë dhimbjen në këtë humbje të madhe me familjarët e të vdekurve dhe gjithë popullin ukrainas, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë”.

Ndërkaq, ai ka theksuar se këso tragjedi dhe humbje të tilla rëndojnë mbi Ukrainën, por sipas tij, ajo do të dalë fitimtare përballë Rusisë agresore.

Ndërsa, edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky, i cili ishte në mesin e 15 personave të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në periferi të Kievit.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika