Murati: Opozita po synon ta shkatërrojë sistemin pensional sikurse Serbia

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me Projektligjin që mundëson tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, opozita po synon që ta shkatërrojë sistemin pensional.

“Po thuhet është nismë e qytetarëve, qytetarët e kanë votuar edhe Qeverinë tonë me 50.2%, por çka po synohet këtu me këtë nismë, është shkatërrimin e sistemit pensional, sepse kjo tanimë është thënë nga deputetë të opozitës, synimi është që të merren këto 30%, pastaj edhe 30% të tjera dhe të shkatërrohet sistemi e të kalojmë në sistemin ku gjenerata kontribuon për gjeneratë”, ka thënë Murati.

Sipas tij, gjenerata aktuale që ka kontribuuar duhet të vazhdojë të kontribuojë edhe për gjeneratat e tjera, të paguajnë dyfish,” për shkak se dikush dëshiron ta shkatërrojë sistemin”.

“Ne e kemi pasur një sistem pensional, të cilin na e ka shkatërruar Serbia dhe i ka marrë fondet, tash edhe opozita po, do ta shkatërrojë këtë sistem që mezi e kemi ndërtuar, ky është synimi”, ka vijuar Murati.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kjo nismë nuk mund të arsyetohet me kërkesat e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika