Realizohet një operacion policor në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve, ku ka kryer një bastisje në një lokacion

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Bërnjak

Pak orë pas sulmit me armë zjarri ndaj njësisë kufitare në Zupçe të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht, në lagjen e Boshnjakëve, ku ka kryer një bastisje në një lokacion.

Kjo për RTV Dukagjini, është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se lidhur me rastin nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, ka thënë ai për RTV Dukagjinin.

Autoblindat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të vendosura në Bërnjak

Një shtim kontrolli është parë edhe në pikën kufitare në Bërnjak, ku tashmë janë vendosur forcat e Njësisë Speciale.

Kjo për shkak të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në atë pjesë.

RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku është stacionuar Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, RTV Dukagjini pak më parë ka publikuar edhe pamje nga vendi ku ishte sulmuar vetura e policisë.

Vetura e Policisë së Kosovës e sulmuar nga armë zjarr

Ndryshe, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, kishte thënë se nga sulmi me armë zjarri drejt njësitit kufitar nuk ka të lënduar.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri. Përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”, ka njoftuar Kelani.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin, përderisa ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Ekskluzive: Njësia Speciale vendoset në pikën kufitare në Bërnjak

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika