Një i moshuar bllokohet nga vërshimet në Skënderaj, qytetarët i vihen në ndihmë (VIDEO)

Pamje nga evakuimi i qytetarëve në Skenderaj Foto: Dorentina Bylykbashi nga RTV Dukagjini

Në komunën e Skënderajt, si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut, situata është rënduar.

Në pamjet e siguruara nga RTV Dukagjini, shihet një i moshuar teksa është bllokuar nga niveli i lartë i ujit.

Atij në ndihmë i dolën qytetarët, të cilët me automjete të rënda tentuan ta largojnë nga aty.

Kjo komunë ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e situatës tejet të rënduar nga vërshimet.

Po ashtu, bëhet e ditur se të premten nuk do të mbahet mësimi në këtë komunë.

Fillon evakuimi i disa qytetarëve në Komunën e Skenderajt (VIDEO)

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika