Një qytetar gjen një portofol me para, e dorëzon në polici

Një qytetar e ka dorëzuar në polici një portofol të cilin e kishte gjetur në rrugë, në të kishte një shumë të të hollave dhe dokumente personale

Ilustrim

Një qytetar ka dorëzuar në stacionin policor në Prishtinë një portofol të cilin e kishte gjetur me një shumë parash dhe dokumente personale.

“Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen”.

Ky rast, siç ka njoftuar Policia e Kosovës, ka ndodhur të dielën dhe portofoli është dorëzuar në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

“Dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar A.B, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit. Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”.

 

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika