Ambasadori gjerman: Ballkani Perëndimor duhet të anëtarësohet në BE

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet Rusisë

Jorn Rhode, Amabsador i Gjermanisë në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shkruar në Twitter se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, kjo do të ishte përgjigja më e mirë dhënë Rusisë, e cila po mundohet ta destabilizojë gjendjen në rajon.

“Me të vërtetë! Përgjigja më e mirë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të hapura të Rusisë për destabilizim në rajon është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.

Deklaratë të ngjashme kishte dhënë një ditë më parë, ndihmëssekretarja amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried.

Gjatë vizitës në Kosovë, ajo kishte theksuar nevojën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është mënyra e duhur për ta kundërshtuar përpjekjen e Rusisë për një destabilizim eventual të rajonit.

“Mënyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjeshtë: Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së”, ka thënë ajo.

Të hënën Donfried kishte deklaruar se “status quoja”, është e paqëndrueshme, kështu duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që përmes dialogut t’i zgjidhin problemet.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika