Serwer thotë se njohja nga 5 vendet e BE-së duhet të jetë pjesë e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Politikani amerikan, Daniel Serwer ka thënë se pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi duhet të jetë njohja e pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

Daniel Serwer, profesor amerikan në Universitetin “John Hopkins” në ShBA. Foto: Tanjug

Profesori amerikan dhe njohësi i mirë i rrethanave politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka thënë se versioni i fundit i planit franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është një hap në drejtim të duhur, por që sipas tij i ka disa mangësi në të.

Serwer ka thënë se në të nuk përmendet reciprociteti i Serbisë për komunitetin shqiptar që jeton në territorin e saj.

“Versioni i fundit i planit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është një hap në drejtimin e duhur, nëse zbatohet plotësisht, por me disa shtesa të dyshimta dhe me elemente të rëndësishme që mungojnë”, ka thënë Serwer.

“Nuk përmendet reciprociteti brenda Serbisë për komunitetin shqiptar. Nuk ceken se cilat kushte do ta rregullonin ‘ndihmën financiare nga Serbia’. Nuk dihet se çfarë do të thuhet me ‘kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit me Qeverinë e Serbisë’”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se njohja e pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën duhet të përfshihet në marrëveshjen e planit evropian ose sipas tij mund të prishet marrëveshja.

“Ajo më e rëndësishmja mungon. Nuk ka asnjë referencë të dukshme për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin atë. Dështimi për të marrë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse është një prishje e marrëveshjes. Ndoshta nuk do të duhej të ishte në tekst, por duhet të ndodhë në mënyrë që Kosova të bindet se normalizimi është i vërtetë. Edhe me ato pesë njohje, kjo marrëveshje nuk do t’i afrohej Traktatit Bazë Gjermano-gjerman, sipas së cilit thuhet se është modeluar. Kjo kishte ndikuar që Republika Federale dhe ajo Demokratike të bëheshin anëtare e Kombeve të Bashkuara. Këtu nuk ka një mundësi të tillë, pasi Rusia do të kërkonte një çmim të papranueshëm”, ka thënë Serwer.

Tutje ai theksoi se ndaj Kosovës është bërë më shumë presion se ndaj Serbisë për shkak se Kosova nuk ka opsion tjetër përpos BE-së dhe NATO-s.

“Presioni mbi Kosovën ka qenë i dukshëm prej kohësh. Është relativisht lehtë t’i bëhet presion një vendi që nuk ka opsion tjetër vetën t’i bashkohet NATO-s e BE-së. Presioni ndaj Serbisë është dukshëm më i vogël. Presidenti Vuçiq ka luajtur një lojë të suksesshme mbrojtëse, duke balancuar Rusinë dhe Kinën kundër BE-së dhe SHBA-së. Por, loja mund të përfundojë tash. Evropianët i kanë bërë ultimatum të ashpër Serbisë, përmbajtja specifike e të cilës është e pasigurt, por e lehtë të imagjinohet”, ka shkruar Serwer.

Serwer ka thënë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, duhet të bëjë më shumë presion për t’i bindur pesë shtetet mosnjohëse ta njohin Kosovën.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika