Ministri Peci tregon pse nuk e ka shkarkuar këshilltarin që u dënua për vjedhje votash

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar se vonë e ka kuptuar që këshilltari i tij politik ka pasur aktakuzë

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka treguar pse nuk e ka shkarkuar nga pozita e këshilltarit politik, Enis Osmanin i cili u dënua për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e vitit 2017 në një qendër votimi në fshatin Bare të Mitrovicës.

Peci ka thënë se vonë e ka kuptuar që këshilltari i tij ka pasur aktakuzë dhe se është duke i mbledhur disa informacione që sipas tij shkojnë përtej vendimit të gjykatës.

“Meritrokracia ka qenë dhe do të jetë sa të jem unë. E dyta është kjo një ngjarje që unë e kam kuptuar vonë e vitit 2017 në të cilën unë jam duke i mbledhur edhe disa informacione të tjera edhe përtej vendimit të gjykatës”, ka deklaruar Peci në Tëvë1.

Sipas tij, Osmani si kryesues ka lejuar që komisionarët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe nuk ka ndërhyrë.

“Njëra prej pretendimeve të tij është që, si kryesues ka lejuar që komisionerët të bëjnë numërimet brenda partive politike dhe ky nuk ka ndërhy. Për mua është shumë e rëndësishme edhe ky element. Jam në proces të mbledhjes së edhe të informacioneve të tjera, në kuptimin se është shumë e rëndësishme a ndërlidhet edhe me ndërhyrjen e tij personale apo me neglizhencën e mos tërheqjes vërejtjes së gjithë anëtarëve të komisionit”, ka thënë ai.

Peci është kritikuar nga partitë opozitare për emërimin si këshilltar politik të një personi me aktakuzë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika