Komuna e Mitrovicës ndan gjysmë milionë euro për dëmet nga vërshimet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se janë ndarë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuar nga vërshimet

Bedri Hamza, kryetar i komunes së Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se komuna që ai drejton do të ndajë 500 mijë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet.

Kjo sipas tij për shkak se gjendja e shumë familjeve është e rëndë si pasojë e dëmeve.

“Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tonë”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të cilët dëshirojnë të ndihmojnë të lajmërohen në komunën e Mitrovicës, dhe pasi të identifikohen familjet që kanë nevojë për ndihmë të ndihmohen drejpërdrejt.

“Të gjithë ju që keni vullnetin e mirë për të ndihmuar qytetarët, ju lutem të lajmëroheni në komunë dhe komuna do të ju ndihmoj në identifikimin e familjeve që kanë nevojë për ndihmë dhe ju do të keni mundësi t’i ndihmoni drejtpërdrejt ato familje”, ka thënë Hamza.

Dëmet nga vërshimet konsiderohen që i kalojnë shifrat e dhjetëra miliona eurove.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika