Abdixhiku: Qeverisë i tepruan para, klinikat s’kanë penj e dorëza

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke thënë se nuk ka mjete bazike në shëndetësi, ndonëse Qeverisë i kanë tepruar 1.3 milionë euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ndonëse Qeverisë së Kosovës i kanë tepruar 1.3 milionë euro, sistemi shëndetësor po përballet me mungesë të penjve, infuzioneve dhe dorëzave.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e njëherit, pa mjete higjienike bazike, të cilat po sigurohen nga vetë qytetarët para operimeve.

“Pa penj, pa infuzione, pa dorëza! Mëngjesin e së premtes e nisa me punonjës shëndetësorë, të cilët ma konfirmuan atë që të gjithë e dimë tashmë; sistemi ynë shëndetësor është në pikën e thyerjes. Klinika të tëra spitalore janë pa penj, pa dorëza, pa infuzione e pa mjete higjienike bazike. Pacientët, familjarët e tyre, duhet t’i sjellin ato me veti para operimeve e intervenimeve. Për pacientët me kancer, në përballjen e tyre për jetë, nuk ka barna. Tani, kur kosto e jetës është e papërballueshme, ata duhet t’i blejnë ato vet”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, kryetari Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë. Ai ka thënë se nuk ka mjete bazike në shëndetësi, ndonëse Qeverisë i kanë tepruar 1.3 milionë euro.

“Qeverisë, ndërsa, i kanë tepruar mbi 1.3 milionë euro të dedikuara për barna e material bazik gjatë vitit 2022. Tepricë parash kur nuk ka as penj! Kjo gjendje është thjesht e papranueshme. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë!”, ka deklaruar ai.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika