Kurti pret në takim një delegacion nga Austria, diskutojnë për projektet e ardhshme

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, ka diskutuar për projektet e përbashkëta me Austrinë si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë në projektet kulturore

Foto: ZKM

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë.

Në delegacion ishin të pranishëm edhe Lukas Mandl, deputeti i Parlamentit Evropian, njëherit themelues dhe president i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, Christoph Weidinger, ambasador i Austrisë në Kosovë, Friedhelm Frischenschlager, ish-ministri i Mbrojtjes i Austrisë, si dhe deputetët në Parlamentin e Austrisë, Hannes Taborsky dhe Helmut Brandstätter.

Kryeministri Kurti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e dhënë nga Austria, duke theksuar se është shtet mik i madh i Kosovës dhe partner i rëndësishëm.

Në këtë takim, po ashtu, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Ndër të tjera, u bashkëbisedua për projektet e përbashkëta me Austrinë, si dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me theks të veçantë në projektet kulturore.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika