Polonia do t’ia dërgojë Ukrainës 60 tanke të modernizuara

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka bërë të ditur se Polonia do të dërgojë edhe 60 tanke të avancuara, përveç 14 tankeve të modelit gjerman, Leopard 2 që ishin paraparë të dërgohen

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Polonia do të dërgojë dhjetëra tanke në Ukrainë këtë vit.

Në një intervistë për televizionin kanadez, CTV, ai ka thënë se shteti i tij do të dërgojë 60 tanke të avancuara, përveç 14 tankeve të modelit gjerman, Leopard 2.

Varshava, e cila e ka pozicionuar veten si një prej vendeve më mbështetëse ndaj Ukrainës, i ka bërë presion të konsiderueshëm Gjermanisë në javët e fundit, që të mundësojë dërgimin e tankeve Leopard 2 në Kiev.

Gjermania është pajtuar për të dërguar vetë këto tanke në Ukrainë, por edhe u ka dhënë dritën e gjelbër shteteve të tjera që të veprojnë njëjtë.

“Tani për tani, ne jemi të gatshëm të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91. Përveç tyre, janë edhe 14 tanke Leopard 2, që i kemi në dispozicion”.

PT-91 është tanke luftarake polake, e cila ka nisur të përdoret për herë të parë në vitet 1990.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky, e ka falënderuar Poloninë për dërgimin e më shumë tankeve.

“Së bashku, ne do të fitojmë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Ndryshe, lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, shkruan rel.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika